Leonardo dhe planet e merkatos, Ibra nuk bëhet

Milani barazoi pa gola ndaj Torinos mbrëmë, por në klubin kuqezi janë duke menduar që tani për merkaton e janarit, sepse është e qartë që duhen të paktën një mesfushor e një sulmues.

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Leonardo, mundohet të ulë pritshmëritë e tifozëve: “Do duhet kohë, do duhet të punojmë me qetësi dhe të mos harrojmë Fair Play financiar, për të cilin jemi dënuar këtë verë”.

“Bilanci është negativ, shumë negativ”, vazhdon Leonardo, “ndaj duhet të presim ndonjë sinjal nga pronarët. Gjithsesi, po lëvizim: me një mesfushor dhe një sulmues kjo skuadër mund të luftojë për vendin e katërt”.

Gjithsesi, sulmuesi i ri nuk do jetë Ibrahimoviç: “Ibra nuk do vijë. E kemi menduar si mundësi, kemi folur, por ai na e tha që në fillim: do vinte vetëm nëse Galaxy nuk do pranonte disa kushte. Ata vendosën të respektonin zgjedhjet e tij dhe ai e mbajti fjalën, do qëndrojë në MLS”.

Blerja e re quhet Paketa: “Mos e krahasoni me Kaka e Pato, ishin kohëra të tjera. Ta lejojmë të ambientohet me qetësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online