Bruno Fernandes ka këmbëngulur se ai nuk ka kërkuar të largohet nga Sporting Lisbona, pavarësisht se ëndërra e tij është për të luajtur diku tjetër. Mesfushori portugez bëri sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar 32 herë dhe duke asistuar 18 herë në 53 ndeshje.
“Unë kurrë nuk kam thënë se doja të largohem nga Sporting. Jam mirë këtu, por ka klube dhe oferta që nuk mund të refuzohen”, ka pranuar në një intervistë Fernandesh. “Do të largohem vetëm nëse Sportingu përfiton ato që meriton.
Unë kam ëndërra për të përmbushur, një prej tyre është të luaj në Angli. Nuk e them vetëm për shkak se ne klubet angleze janë të interesuara për mua, por se gjithmonë ka qenë ëndrra ime. Nuk e di se sa e vërtetë është ajo që shkruhet në gazeta, por për momentin, nuk kemi rënë dakort me asnjë skuadër”, përfundoi ylli portugez.