Breshëri ka penalizuar Tiranën ditën e sotme. Trajneri Ardian Mema dhe stafi i tij janë detyruar të ndërpresin stërvitjen e skuadrës pas 60 minutash, për shkak të kushteve atmosferike. Fillimisht u tentua të vazhdohej, por rritja e intensitetit të reshjeve, shoqëruar edhe më breshër, kanë bërë që lojtarët të “struken” te pankinat e fushës sintetike në kompleksin “Skënder Halili”.
Një seanca jo e plotë për Tiranë, që po përgatitet për ndeshjen e së dielës kundër Teutës në transfertë. Skuadra kryeqytetase do të ketë mungesa, teksa nuk mund të aktivizohet mbrojtësi Dorian Kërçiku i pezulluar me kartonë të verdhë.
Ndeshja me Kamzën, e marrë në tavolinë nga bardheblutë, nuk përllogaritet. Ky është versioni i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kërçiku do të mungojë në Durrës. Gjithashtu edhe Majkëll Ngo nuk mund të aktivizohet.
Sulmuesi anglez është rikuperuar dhe është në gjendje të luajë, por sfida me Kamzën as për të nuk llogaritet. Kështu, kur kanë kaluar vetëm dy ndeshje nuk mund të shlyhet dënimi me gjobë. Pas Teutës, Tirana mund të paguajë 2 milionë lekë dhe Ngo, i pezulluar me pesë ndeshjeve pas ndeshjes me Laçin, mund të luajë.