Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu vazhdon të jetë i dëmtuar dhe të ndjekë ndeshjet nga stoli. Numri 23 i skuadrës korçare do të mungojë edhe përballë Kukësit, por pranoi se mund të luajë disa minuta. Në fjalën e tij për “Supersport”, Bregu foli edhe për titullin kampion, ku tha:
DËMTIMI – “Kam dashur që të jem në fushë nga minuta e parë, pasi është një sfidë ndryshe nga të tjerat, për meritë të aftësive që kanë të dyja skuadrat. Për fat të keq, do e ndjek nga stoli këtë ndeshje”.
ECURIA – “Duke parë rezultatet e para, ishim shumë mirë dhe bëmë dy faza shumë pozitive. Fatkeqësisht humbjen disa ndeshje radhazi dhe ramë disi në renditje. Por tani të mblidhemi dhe të shohim përpara, që të marrim sa më shumë pikë”.
KAS – “Grupi është shumë i qetë, ska asnjë lloj bisedimi me drejtuesit. Ata shohin punët e tyre, ne punën tonë. Ata na kanë thënë që të luajmë futboll dhe atë do të bëjmë”.
TITULLI – “Më vjen keq për veten time, as për Shkurtajn e as për Rrocën (qesh). Për mendimin tim, unë mendoj se si Partizani, ashtu dhe Kukësi janë poshtë nesh në nivelin futbollistik”,- u shpreh Bregu.