Skënderbeu ka rinisur stërvitjen prej katër ditësh. Kampionët në fuqi duan të lënë pas ecurinë negative të javëve të fundit dhe për ta bërë këtë s’do të jetë aspak e lehtë. Dejvi Bregu kryeson listën e golashënuesve te klubi korçar. Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi vlonjat flet për ecurinë e skuadrës deri më tani dhe për objektivin titull.
“Në aspektin personal kam bërë mirë, por kjo futbolli është punë grupi dhe më vjen keq që mbas fillimit të mirë patëm rezultate negative. Nuk e konsideroj veten lider të grupit. Liderët e Skënderbeut janë lojtarët me eksperiencë si Radas, Vangjeli dhe Muzaka, në të rinjtë u vijmë nga pas”
“Personalisht nuk jam i kënaqur me Europën. Skënderbeu kërkon gjithmonë titullin dhe do të vazhdojmë të punojmë punojmë për këtë”, tha Bregu.