Worl Cup of Pool është planifikuar të zhvillohet në Lester në Angli dhe mes 32 shteteve pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria që do të përfaqësohet nga dy bilardistë, konkretisht nga Eklent Kaçi dhe Besar Spahiu.
Kaçi tashmë është bërë i njohur në arenën ndërkombëtare të bilardos, teksa mban ende numrin një në Europë. Më parë bilardisti kurbinase ka qenë i pari edhe në renditjen botërore. Spahiu gjithashtu është një bilardist i spikatur në vendin tonë, ndër më të mirët.
Worl Cup of Pool është një nga kompeticionet më të mëdha të bilardos, që transmetohet nga gjigantët mediatikë, Sky Sports dhe DAZN. Dyshja kuqezi do të ketë përballë dyshen ruse, Fedor Gorst-Ruslan Chinakov, dhe pritet të jetë një përballje mjaft interesante. Ky kompeticion mbahet në periudhën 25-30 qershor.