Borxhet në Itali, Arturo Vidal “përgjigjet” menjëherë

Arturo Vidal u përfol shumë ditët e fundit, pas raportimin të “Marca”, që thuhej se lojtari i Barcelonës ka borxhe për të paguar në Itali. Konkretisht borxhi për t’u paguar ishte diçka më shumë se 18 mijë euro dhe kishte që në vitin 2017 pa u paguar.

Gjithsesi, Vidal duket se është ndërgjegjësuar dhe ka kryer pagesën mëngjesin e sotëm. Ka qenë përsëri “Marca” që ka raportuar se pagesa është kryer nëpërmjet një transfertë bankare dhe mesfushori nuk ka më detyrime.

Kujtojmë, në Itali, Arturo Vidal është aktivizuar me fanellën e Juventusit, ku më pas kaloi te Bajerni i Mynihut. Verën e vitit të kaluar, mesfushori nga Kili, kaloi në Spanjë, për të firmosur për Barcelonën. Aventura e tij, nuk nisi mirë në fillim, por me kalimin e kohës 31-vjeçari duket se është ambjentuar dhe po fiton minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online