Borrielo merr avionin për në Ibiza, por jo për jetën e natës

0

Marko Borrielo nuk është ende gati për t’u ndarë nga futbolli. Sulmuesi 36-vjeçar është në kërkim të një skuadre të re, por nuk e ka pasur aspak të lehtë. Në sezonin e shkuar të Serie A, Borrielo gjeti vetëm njëherë rrugën e rrjetës për skuadrën e SPAL-it.

Raportimet më të fundit në mediet italiane e çojnë Borrielës jashtë Italisë. Italiani ka pasur vetëm një eksperiencë larg vendlindjes në vitin 2014, ku pati një huazim të shkurtër te Uest Hem, që rezultoi një katastrofë e vërtetë me vetëm dy ndeshje të luajtura dhe sigurisht, asnjë gol.

Kësaj radhe destinacioni do të jetë një vend shumë më ekzotik se Anglia. Bëhet fjalë për Ibizan. Jo, nuk po shkon për jetën e natës dhe plazhet e ishullit spanjoll, por për skuadrën e futbollit “UD Ibiza”, që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll dhe ka si synim ngjitjen në Segunda.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.