“Bomba” e merkatos | Takimi sekret, Pol Pogba drejt Spanjës

Pol Pogba dhe Mançester Junajtid duken larg njëri-tjetrit. Krisjet e sezonit të fundit të mesfushorit me teknikun Zhose Murinjo kanë ndikuar te lojtari, i cili mendon për një aventurë të re. Deri më tani Juventusi është lakuar si klubi më i interesuar për kampionin e botës.

Por nuk janë të vetmit, madje që bardhezinjtë ta rikthejnë francezin duhet të shesin dy lojtarë: Sturaron dhe Pjaniç. Në mesfushë do të hapej vend për Pogba, ndërkohë që edhe në klub do të kishte të ardhura të mjaftueshme për të bërë një transferim “big”. Afrimi i Kristiano Ronaldos i bën bardhezinjtë të mendojnë edhe për të shitur.

PRAPASKENA – Në lojë është futur edhe Barcelona për të përfituar shërbimet e Pol Pogba. Është thënë edhe më parë që Mino Rajola ia ka ofruar mesfushorin katalanasve. Tanimë “Tuttosport” shkruan edhe për një takim në Los Anxheles të Erik Abidal me francezin.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një takim midis miqsh, por diçka më tepër. Barcelona është në kërkim të një mesfushori qendror dhe Pol Pogba mund të jetë një opsion tani. Gjatë kësaj periudhe është tentuar të merret Adrien Rabiot i PSG, por ende nuk ka një marrëveshje për të, ndaj edhe katalanasit po studiojnë edhe pista të tjera.

Takimi me Pogba është bërë në një vilë private, për të shmangur ekspozimin, pasi momentalisht mesfushori është nën kontratë me Mançester Junajtid, që ka shpenzuar një shifër rekord për transferimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online