“Bomba” e Diego Kostës: Po iki nga Çelsi, kështu do Konte

Diego Kosta është praktikisht një “ish” te Çelsi, pasi trajneri Antonio Konte nuk e ka në planet e tij, ose klubi dëshiron ta heqë qafe.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle lëshoi një deklaratë të bujshme mbrëmë, pas miqësores Spanjë-Kolumbi, duke sqaruar se e ka mbyllur me Çelsin.

“Dje trajneri Konte më dërgoi një mesazh ku më thoshte se nuk jam pjesë e planeve të tij dhe duhet të gjej klub të ri këtë verë. Tani më duhet të gjej një zgjidhje”.

Në janar Diego Kosta për pak sa nuk u transferua në Kinë, sepse i erdhi një ofertë spektakolare nga Tianzhini, por Konte nuk e la të largohej, pasi ishte kulmi i sezonit.

Tani Konte ka zgjedhur Romelu Lukakun për sulmin dhe Kosta është i tepërt. Fillimisht u mendua se braziliano-spanjolli do të kthehej tek Atletiko e Madridit, por klubi spanjoll nuk lejohet të afrojë lojtarë deri në janar 2018, pas një dënimi nga FIFA për transferime të paligjshme minorenësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *