Çështje e racizmit ka shpërthyer këto kohë në Itali, por dhe në Angli. Në ishull janë tifozët e Çelsit ata më radikalët në këtë aspekt, ndërsa klubi ka vendosur t’i dënojë.
Rreth kësaj çështje ka folur dhe Eden Hazard, ylli i “Bluve të Londrës”. Belgu ka folur përpara ndeshjes së sotme në kupë midis Totenhemit dhe Çelsit mbi racizmin, duke dhënë një mesazh të fortë për tifozët e tij.
“Star Sport” sjell fjalët e Hazard, i cili shpreson dhe uron që të shijojë vetëm spektakël në shkallët e stadiumit dhe kore nxitëse për ekipin, duke përjashtuar çdo lloj forme racizmi.
“Dua t’u kujtoj njerëzve motivin e vetëm për të cilin vijnë stadium. Siç e kam thënë dhe herë të tjera, kush vjen në stadium për motive të tjera nuk është një tifoz i vërtetë, aq më tepër tifoz i imi”, përfundon 27-vjeçari i ekipit të Mauricio Sarrit.