Kristal Azabaj i ikur, sulmuesi ka vetëm një dëshirë

Kristal Abazaj është në listën e largimeve të Anderlehtit. Vetëm 26 minuta në pjesën e parë të sezonit flasin qartazi që sulmuesi anësor deri më tani nuk ka qenë në gjendje të japë atë çka në Belgjikë kanë pritur prej tij. Sigurisht kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, më kryesorët dëmtimet dhe përshtatja.

Gjithsesi Abazaj, nga ajo që raportojnë mediat në Belgjikë, ka kërkuar nga Anderlehti që ta mbajë në të njëjtin kampionat. Kjo do i shërbente atij për t’u rritur dhe për t;u përshtatur. Kjo do i jepte mundësinë drejtuesve ta shihnin zhvillimin e tij, ndërkohë që edhe dyert e kombëtares për Abazajn do të hapeshin sërish nëse do të luajë.

Në ditët në vijim mbetet për t’u mësuar se çfarë do të ndodhë me sulmuesin anësor, i cili spikati në Shqipëri me Luftëtarin dhe më pas u shit në Belgjikë për rreth 750 mijë euro. Abazaj dëshiron shumë që të tregojë vlerat e tij dhe këtë mund ta bëjë vetëm në një ekip ku do i besohet dhe do të ketë minuta. Huazimi është zgjidhja e vetme për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online