Boban dhe Gazidis me mision, ka një favorit për mesfushën

0

Marko Xhampaolo tha fjalët e para si trajner i Milanit gjatë ditës së sotme. Prioritet do të jetë ndërtimi i një loje të bukur që do rikthejë entuziazmin dhe do zbavisë tifozët. Maldini, Boban dhe Gazidis po bëjnë maksimumin për t’i plotësuar çdo dëshirë trajnerit të ri.

Objektivi Sensi nuk u arrit, pasi mesfushori i Sasuolos ka arritur akordin me Interin në momentet e fundit. Shumë emra pëlqehen nga kuqezinjtë, por dëshira e madhe është Lukas Torreira.

Mesfushori uruguaian ka punuar më parë me Xhampaolon te Sampdoria dhe është gati të rikthehet në Itali. Arsenali e vlerëson kartonin e 23-vjeçari rreth 35-40 milionë euro. Boban dhe Gazidis janë nisur drejt Londrës për të mbyllur marrëveshjen dhe “luftaraku” Torreira mund të zyrtarizohet shum shpejt si lojtari më i ri i kuqezinjve të Milanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.