Armando Sadiku është transferuar për 1,5 milionë euro te Legia, sipas së përditshmes zvicerane Blick, ndërsa Zyrihu ka mbajtur një përqindje të vogël në rast rishitjeje të sulmuesit tonë. Versioni nuk konfirmohet nga Zyrihu, por gjithsesi Blick zakonisht është shumë e informuar për këto çështje.
Ndërkaq, duke folur për gazetën zvicerane, presidenti i Zyrihut Ançilo Kanepa zbulon një prapaskenë të bujshme. Sadiku i shte i Panathinaikosit para Legias, por grekët ndërruan mendim në momentin e fundit: “E saktë, ne kishim një akord me Panathinakosin. Pse nuk u krye si marrëveshje? Si justifikim, grekët deklaruan se në një video, Sadiku fyer besimin fetar të tyre, në një video. Grekët u ndjenë të fyer dhe refuzuan që të përfshiheshin në marrëveshje. Brenda 24 orësh erdhi oferta nga Legia dhe ramë dakord menjëherë”.
Pas Europianit Zyrihu flitej se kërkonte 9 milionë euro, por Kanepa pret shkurt: “Nuk dua të komentoj shifrat. Sa për 9 milionët e përfolur në mediat shqiptare,k nuk kemi kërkuar asgjë për Armandon. Deri para pak ditësh nuk kishim asnjë ofertë zyrtare për të, ndaj nuk kishim si të deklaronim ndonjë shifër. Ne kishim marrëdhënie të shkëlqyer, miqësore me Sadikun, thjesht nuk mund të vazhdonim së bashku në aspektin sportiv”.