Trajneri i Kairatit qan lodhjen dhe mungesat

Kahaber Chadaxe, trajneri gjeorgjian i Kairat Almatit ka fajësuar lodhjen për barazimin kundër Skënderbeut, por mbi të gjitha mungesat e rëndësishme.

“Në pjesën e parë nuk krijuam shumë raste për shënim, ndërsa në të dytën ishim më mirë, duhej të shënonim. Pësuam një gol të evitueshëm, pati një mungesë komunikimi në mbrojtje dhe duhet të rregullojmë disa gjëra. Skuadra është e lodhur, shumë udhëtime, shumë ndeshje, lojtarët nuk ishin të freskët. Tani kemi një javë kohë që të përgatitemi mirë dhe shpresoj që të kthehen lojtarët e dëmtuar, duke nisur nga Zhukov e Iliçeviç. Duhet të fitojmë patjetër në Shqipëri”.

A ishte Kairati nxitoi tepër gjatë pjesës së parë? “Kishte momente ku luanim shumë bukur me topin, por nuk e bëmë gjithë ndeshjen. Ju e patë vetë çfarë goli të bukur shënuam, me kombinime fantastike. Duhet të analizojmë gjithçka, të evidentojmë gabimet dhe të nxjerrim përfundime, por duhet të shohim përpara, sepse mendoj se e kemi forcën të fitojmë jashtë fushe”.

A ndikoi fusha me baltë? “Fusha ishte në kushte të shkëlqyera. Nuk mendoj se barazimi erdhi si rezultat i fushës së rrëshqitshme. Duhej të tregoheshim më të qetë, të mos e tepronim me mbajtjen e topit. Në pjesën e dytë e shtuam presionin, gjë që duhej ta kishim bërë që në pjesën e parë”.

Skënderbeu, befasi? “Jo, dimë gjithçka rreth Skënderbeut: luajnë me pasime të shkurtra, me shumë kombinime. I kemi parë të luajnë, nuk kanë ndryshuar stil loje. Ne duhej të ushtronim presion për të shënuar golin e dytë”.

A do të kthehen për në Korçë Zhukov dhe Iliçeviç? “Shpresoj që po. E patë që stoli ynë ishte i mbushur me lojtarë të rinj dhe pa dy lojtarët e dëmtuar është e vështirë. Zhukov nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta, por na duhet dhe shpresojmë të japë kontributin e tij. Mendoj se na duhen lojtarë të freskët, sepse skuadra po ndien lodhjen”.

A gaboi krahu i djathtë? Ndoshta duhet mbushur gropa mes Kuat dhe Bato? “Bato luajti një ndeshje të shkëlqyer, nuk ka pse të bëjmë shpikje. Te goli i pësuar pati pak mungesë komunikimi dhe në fillim Skënderbeu na sulmoi në të djathtë, por nuk mendoj se në atë krah gabuam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online