Blazhevski: Europa objektivi minimal, por do provojmë dhe për titullin

Dejan Blazhevski e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij si bardheblu. 32-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e  djeshme ndaj Apolonisë. Sulmuesi maqedonas tregohet optimist për edicion e ri dhe tregon objektivat që do të ketë skuadra e tij.  Në një prononcim për “Supersport” Blazhevski nuk nguron që të tregojë përshtypjet e tij për atmosferën në skuadrën e re, duke qenë mjaft entuziast për aventurën që e pret.

PËRGATITJET – “Jam i lumtur për golin e parë, por kjo ishte ndeshja e parë, një miqësore. Besoj se luajtëm mirë si skuadër, qarkulluam topin. Kemi bërë disa seanca stërvitore dhe ne do të luajmë edhe disa takime, shpresoj që në to të përmirësohemi akoma më shumë për të qenë gati për fillimin e sezonit.”

AMBIENTI BARDHEBLU – “Stadiumi është shumë i mirë, dhe tifozët po ashtu. Në një ndeshje miqësore erdhën nuk e di se sa, por shumë për një takim miqësor. Shpresojmë që kur të nisë sezoni ta kemi plot stadiumin”.

OBJEKTIVAT  – “Mendoj se është momenti, por ne duhet të ecim hap pas hapi, pastaj të shohim. Të shkojmë në Europë një herë, pasi klubi vjen nga kategoria e Parë dhe është e vështirë, por unë shpresoj që të japim gjithçka dhe të fitojmë titullin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online