Një rinovim dhe dy afrime, Erzeni merkato të vrullshme

Erzeni po lëviz shpejt në merkato. Ditën e sotme shijakasit kanë arritur të bindin mbrojtësin e majtë Ermal Vathi të nënshkruajë një kontratë të re. Palët kishin biseduar edhe më parë dhe nuk ishte arritur marrëveshja. Gjithsesi drejtuesit kanë këmbëngulur dhe tashmë është zyrtare marrëveshja e re mes palëve.

Po sot janë zyrtarizuar marrëveshjet me dy ish-lojtarë të Pogradecit. Mbrojtësi Miklovan Pere ka nënshkruar. Akordi me të ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur konfirmimi i Erzenit, që përmes faqes zyrtare ka njoftuar bashkëpunimin me 27-vjeçarin.

Shkes për këtë lëvizje është bërë trajneri Gentian Stojku, i cili e njeh mirë Peren, pasi e ka pasur më parë nën urdhra te Pogradeci. Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe sulmuesi Eldjon Topllari, i cili nuk është se shënon shumë. Vjet ka realizuar vetëm një gol, ndërkohë që sezonet e shkuara maksimalisht ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës.

Pere dhe Topllari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online