Biznes fantastik, Atletiko “rrëmben” falas një nga yjet e Sportingut

Atletiko e Madridit priti gjatë, punoi me shumë durim e qetësi dhe tashmë ia ka dalë mbanë: Zhelson Martins është zyrtarisht i Atletikos dhe për më shumë, falas!

Anësori i djathtë ofensiv, lindur në Kepin e Gjelbër, është rritur si futbollist te Sportingu, ku në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer, por pas fundsezonit skandaloz, me agresionin ndaj futbollistëve, kërkoi prishjen e kontratës me gjyq.

Ndonëse Sportingu ndryshoi president dhe kërkoi të kthente gjithë lojtarët, Zhelson Martins nuk ka bërë asnjë hap pas dhe më në fund e ka fituar lirinë, duke dalë i lirë në treg.

Sot firma me Atletikon, që e ka zyrtarizuar, duke bërë një biznes të shkëlqyer, sepse 23-vjeçari i kombëtares portugeze vlen të paktën 40 milionë euro në treg në këtë moment. Zhelson Martins ka firmosur për 6 sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *