Të qash apo të qeshësh me lot, Vllaznia hap aplikimet për trajner dhe drejtor sportiv

Të qash apo të qeshësh me lot, kjo është çështja! Nëse Shekspiri do të ishte gjallë do të harronte dilemën e tij hamletiane dhe do të ishte marrë me klubin e Vllaznisë. Skuadra kuqeblu bëri një nga njoftimet më të turpshme të historisë së futbollist shqiptar dhe të padëgjuar më parë.

Vllaznia do të punësojë drejtorin sportiv dhe trajnerin nga aplikimet e hapura. Para pak çastesh klubi kuqeblu hapi audicionet për rolin e Drejtorit dhe Trajnerit të ekipit. Në fakt, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë të papunët që duan të kenë mundësi të drejtojnë Vllazninë. Administratori Suad Lici e nisi me këmbën e mbarë. Bravo zotni, për këto reforma kishte nevojë klubi kuqeblu!
Në Shkodër duhet të ta dinë se trajneri përzgjidhet nga bordi i klubit, po ashtu dhe drejtori sportiv. Nuk mund të jetë trajneri që kërkon vetë punë.

Njoftimi i klubit kuqeblu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online