Bindet Valdet Rama, goditja e madhe e Superiores

Kukësi përforcoi kontingjentin në merkaton e janarit me afrimet e Vasil Shkurtajt, Eduart Rrocës, Faton Xhemailit dhe së fundmi Olsi Teqjes. Megjithatë, goditjen më të bujshme e ka ruajtur për në fund të merkatos.

Valdet Rama është futbollisti i cili pritet të vihet nën urdhrat e trajneri Armando Cungu. “Supersport” raporton se palët e kanë arritur akordin dhe mbetet vetëm të hidhet firma mbi kontratë. Kërkesat financiare në fillim ishin të larta, por më pas është gjetur ai “mesi i artë” që Ramën e sjell në Superiore.

Një bast, duke ditur që anësori ka kohë pa luajtur. Gjithsesi cilësitë e ish-lojtarit të kombëtares nuk vihen në dyshim. Rama tashmë është 31 vjeç, ndërkohë që prej një viti është pa ekip. Ekperienca e tij e fundit ishte ajo e Janbian Funde në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *