Binaku feston, Ajeti e Sadiku ditë “jo” në Zvicër

Ajo miqësore e mallkuar me Herenvenin vazhdon ta bëjë të vuajë sulmuesin Armando Sadiku. Sulmuesi, i cili këputi ligamentin gjatë verës së shkuar kur ishte pjesë e Levantes, nuk po gjen dot veten as në Zvicër. Lugano e transferoi në janar dhe priste shumë prej tij.

Sigurisht që dëmtimi ka bërë të veten dhe Sadikut i duhet ende kohë të jetë në maksimumin e tij. Ditën e sotme ai nuk u preferuar nga stafi teknik i Luganos, që fitoi 1-0 ndaj St. Gallen. Sadiku deri më tani ka shënuar vetëm dy gola, ndërkohë që si titullar ka luajtur vetëm 6 ndeshje. Tetë herë të tjera është hedhur në fushë nga stoli.

Arlind Ajeti në Zvicër është rikthyer të luajë titullar. Mbrojtësi i kombëtares nuk arriti të përballonte sulmet e Jang Bojs, që shënuan gjashtë herë në portën e Grasshopers. Bujar Lika e nisi nga stoli dhe u fut në fraksionin e dytë të ndeshjes. Në minutën e 22-të, pas një dëmtimi të Cvetkovicc, zbriti në fushë edhe mesfushori Gjelbrim Taipi.

Egzon Binaku ka nisur të marrë minuta te Norrkonpinbg. Anësori i majtë debutoi kundër Elsborg, ndërkohë që sot në transfertën kundër Orebro u aktivizua gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Mbrojtësi doli kryelartë nga fusha, pasi ekipi i tij fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online