Bilia flet si kuqezi: Forca Lacio!

Situatë komike jashtë qendrës sstërvitore të Milanit, Milanelos, ku tifozë të shumtë janë stacionuar prej ditësh dhe sot prisnin argjentinasin Lukas Bilia për autografe e foto.
Mesfushori, i habitur si të gjithë nga transferimi i bujshëm te Milani, ai Milan që deri në maj dukej i paaftë të blinte edhe lojtarë nga Seria B, tashmë duket se ende nuk është mësuar me të qenit kuqezi.

Një tifoz i kërkoi një batutë si kuqezi dhe Bilia, duke mos e pasur mendjen, përsëriti francën që ka vite që e thotë: “Forca Lacio”.

Të gjithë të habitur, edhe vetë mesfushori e kuptoi gafën, duke buzëqeshur i sikletosur, ndërsa tifozët nisën ta ngacmonin (“Lukas, e nise ters, ë?”, edhe pse vazhduan të bënin foto e të merrnin autografe. Nëse shkëlqen në fushë, nuk i intereson askujt një gabim i tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online