Strumica, ose kurrkundi i futbollit të “Fyrom”-it

Reportazh i RTSH Sport në impiantin ku është planifikuar të luhet Maqedoni-Shqipëri

Stadiumi Maqedoni-Shqipëri, ose “molla e sherrit” para ndeshjes së 5 shtatorit. Për këtë dhe për të parë gjendjen e stadiumit ku do të luajnë kuqezinjtë, “RTSH-Sport” ka udhëtuar në Strumica, ku Hygerta Sako ka përgatitur një reportazh për vendin që do të mirëpresë ndeshjen tonë kombëtare.

Edhe pse takimi i parë eliminator mes dy fqinjëve u zhvillua në një stadium super modern si ai “Loro Boriçi”, maqedonasit ndeshjen e kthimit e kanë çuar në fund të botës. Dhe nuk është hera e parë që e bëjnë një gjë të tillë. Disa herë kuqezinjtë kanë luajtur në Prilep, ku gjithmonë janë sulmuar dhe fyer nga racistët maqedonas. Në të gjitha rastet rezultati i ndeshjes ka qenë dytësor, pasi maqedonasit kurrë nuk na kanë pritur si njerëz dhe fqinjë të mirë. Edhe këtë herë hileja është brenda shpirtit të zi maqedonas. Dhe përkrahet, madje nga një shqiptar, zëvendëspresidenti i federatës maqedonase Muhamed Sejdini, i cili ka lindur në Kërçovë. Për “RTSH Sport” Sejdini thjeshton historitë e gjashtë viteve të shkuara dhe jo më që garanton për ndeshjen e ardhshme. “Nuk mendoj se ka pasur gjëra të mëdha në të shkuarën. Ka pasur disa sharje e britma kundër shqiptarëve. Por vetëm në kontekstin e futbollit. Një histori ndryshe është servirur dhe nuk është realja”, thotë Sejdini.

Në realitet historia ka qenë shumë më ndryshe. Ja si e kujton Emiliano Vila, njëri nga ata të cilët ishte në fushën e lojës në Prilep. “Ka qenë një stadium shumë i vogël. Një fushë që të linte për të dëshiruar. Si brenda dhe jashtë nuk ishte për futboll. Tifozët shanin pa fund dhe vetëm nxirrnin nga goja thirrje raciste. Nuk e kam kuptuar kurrë. Si mund të luhej futboll? Të shkosh atje të luash miqësore dhe të ofendohesh në atë mënyrë. Është shumë e turpshme. Fyerjet e rënda nuk duhet të ishin në një ndeshje. Nuk është se pati sharje sporadike, por nga fillimi deri në fund dhe nuk ishte normale që të luhej në atë stadium”, kujton Vila.

Pretendimet

Respekto mikun! Një postulat shqiptar, por që gjithmonë fqinjët tanë na e kanë përdorur si dobësi. Edhe në këtë rast e njëjta histori me maqedonasit. Ti çosh në një stadium të ri si ai “Loro Boriçi”, por të mos mbeten të kënaqur. Këtë e bëjnë vetëm maqedonasit. E quajnë provokim, sepse sipas tyre mund të luanin fare mirë në Elbasan dhe për në Shkodër bënë kilometra më shumë. “S’ka gjë të keqe të luash në Strumica. Ne nuk patëm gjë me Shkodrën. Por mund të ishte luajtur në Elbasan. Më kuptoni mirë. Në Strumica gjithçka do të jetë gati. Do të jetë si në Shkodër”, vazhdon Sejdini që mbron idenë e maqedonasve.

Pas fitores së Shqipërisë në dy ditë me Maqedoninë dhe heroin Bala që shënoi golin e fitores vjen ndeshja e kthimit. Stadiumi “Filipi i Dytë” i Shkupit është në rikonstruksion e sipër për shkak të Superkupës së Europës mes Realit dhe Mançester Unitedit. Por nëse e ka përzgjedhur UEFA këtë stadium për këtë super ndeshje, federata maqedonase nuk e sheh të arsyeshme të luhet një ndeshje zyrtare e dy kombëtareve në këtë stadium. Nëse do të luhej në këtë stadium do të kishte tifozë shqiptarë pa fund.

Image result for strumica stadium scandal

Shqiptarët kundër

Edhe tifozët shqiptarë në Maqedoni janë kundër idesë së ndeshjes në Strumica. “Ballistët”, tifozëria tetovare, e di shumë mirë se përse kjo ndeshje është transferuar atje.   Krenar Osmani një tifozët më të zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës thotë se ata do të jenë në stadiumin e Maqedoni-Shqipëri. Por ai pranon se kjo federatë është kundër shqiptarëve në Maqedoni. “Është dërguar në Strumica. Por ju e dini shumë mirë që nuk është hera e parë që ndonjë gjë e tillë. Është ndryshe të jenë 2000 “ultras” dhe 400 vetë në stadium. Do të mundohemi të jemi atje. E dimë shumë mirë që do të kemi probleme. Ata tregohen racistë edhe në ndeshjet e kampionatit, si në rastin e Vardarit të Shkupit. Gjithmonë kemi probleme, pasi biletat shiten vetëm për me karta identiteti. Ndërsa ne shqiptarëve nuk na shiten fare. Kemi protestuar disa herë haptazi. Të gjitha kanë shkuar në “vesh të shurdhër”, thotë Osmani.  

Image result for shkendija Pelister strumica

Arsyeja përse luhet në Strumica?

Po zyrtarisht përse luhet në Strumica. Është fare e thjeshtë! Maqedonasit kanë marrë një moto të FIFA-s. “Football for All”. Pra, gjoja “futbolli për të gjithë”. Sejdini hedh poshtë edhe fjalët se ndeshja u degdis afër Bullgarisë për arsye sigurie. “Nuk e dimë këtë deklaratë. Ku e keni dëgjuar? Ne nuk mendojmë kështu. Gjithçka është marrë parasysh. Por ne e kemi çuar ndeshjen në atë qytet, sepse duam që çdo njeri ta prekë futbollin nga afër, përfshirë edhe kombëtaren. Do të luajmë kudo. Në Manastir, Shkup e qytete të tjera”, thotë Sejdini.

Rastësitë

Por rastësitë me kombëtaren shqiptare janë të çuditshme. Vetëm katër herë në këto 15-16 vitet e fundit është parë që kombëtarja maqedonase të luajë jashtë Shkupit. Dhe tre herë ka luajtur me Shqipërinë dhe një miqësore me Kanadanë.

Qyteti

160 km është gjatësia e rrugës nga aeroporti i Shkupit në Strumica. Më shumë se rruga e lejuar nga UEFA për ndeshjet kombëtare. Rruga është shumë e ngushtë. Një rrugë jo funksionale e pakontrolluar nga UEFA, sepse ndryshe nuk do të kishin marrë këtë vendim. Realiteti kur futesh në stadium është i hidhur. Qyteti është pothuajse në Bullgari. 93 për qind e popullsisë 100 mijë banorësh është maqedonase, ndërsa pjesa tjetër me kombësi turke. Një qytet, çuditërisht pa shqiptarë! Herë bullgar e herë jugosllav, tani pjesë e Maqedonisë. Me tre skuadra futbolli, tani qyteti përfaqësohet në Kategorinë e Parë nga një ekip. Akademia Pandev. Një skuadër, pronari e të cilës është Goran Pandev.

“Mlladost Stadium”    

Një stadium, ai i “Mlladost”-it, më i keq se ai i Tomorit, Lushnjes apo ndonjë fushe tjetër në Shqipëri. Që në pamje të parë, duket se nuk mund të luhet në nivele ndërkombëtare. Krenar Osmani thotë se edhe në ndeshjen e fundit, zyrtarë e UEFA-s e mbetën në klasë këtë stadium. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Cila është marrëveshja mes federatave dhe UEFA-s! Përse është bërë marrëveshje të luhet këtu. Një gjë është e sigurt. Kushtet, stadiumi i Mlladosit i nuk i plotëson”.

Gjendja

Dhe realisht stadiumi është një turp. As fusha më e keqe e qytetit më të vogël shqiptar, nuk e ka një stadium kaq të keq. Duket më shumë si një impiant komercial sesa stadium. Ngado rrënim dhe nuk ka asnjë punim, ndryshe nga çfarë është premtuar.

Është në një gjendje alarmante dhe zor se gjërat do të jenë gati në shtator. Por nga federata maqedonase janë optimistë. “Shkëndija luajti këtu pa probleme. Është diçka normale. Me Shqipërinë do të jetë gati gjithçka. Do të ketë kushte më të mira të mundshme” thotë Sejdini. Por ajo që nuk dihet është fakti se stadiumi “Mlladost” është pronë private dhe për të luajtur në këtë stadium, maqedonasit duhet të paguajnë. “Ndeshja do të luhet në stadiumin tonë. Presidenti do të jetë mikpritës i këtij eventi. Stadiumi nuk do të jetë në këtë gjendje, por do të ndryshojë. Nuk është rastësi që u zgjodh ky stadium për Maqedoni-Shqipëri. Është fakt që ky është një stadium privat dhe federata maqedonase do të paguajë që të luhet në atë stadium”, thotë Sllavko Pinda, pronari i stadiumit.

Por pamjet e faktet tregojnë të kundërtën. Realiteti është se maqedonasit kanë frikë për një tjetër shkëndijë nga derbi ballkanik. UEFA për momentin ka thënë “po”, por stadiumi nuk është zyrtarizuar ende nga UEFA. FSHF ka protestuar dhe kërkon ndryshimin e vendit të ndeshjes. Zëvendëspresidenti i federatës maqedonase, Sejdini i mërzitur, e pranon se nuk priste këtë protestë. “Megjithatë, FSHF ka të drejtat e saj që të ankohet”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online