Bie Xhokoviç, Thiem triumfon në gjysmëfinalen maratonë

Dy ditë, katër orë dhe 18 minuta janë dashur për të përcaktuar finalistin e dytë të turneut francez të tenisit, “Roland Garros”. Një pritje e gjatë, por e shoqëruar më spektakël. Ndeshja më e luftuar e turneut dhe në fund fiton numri katër i botës, Dominik Thiem.

Austriaku me talentin dhe grintën e tij ka arritur të mundë tenistin më të mirë të momentit, Novak Xhokoviç. Ka qenë një ndeshje e kushtëzuar nga kushtet e paqëndrueshme atmosferikë, por më në fund Thiem ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-3 me sete (2-6, 6-3,5-7,7-5,5-7).

Tenisti serb nuk ka arritur t’i përgjigjet rezistencës së 25-vjeçarit, duke u dorëzuar në fund. Thiem ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme, duke dhuruar spektakël në shumë situata të vështira, të cilat arriti t’i kthente në favorin e tij.

Zgjatja tej mase e kësaj ndeshje nuk e çon shumë të favorizuar në finale austriakun. Ndeshja është nesër, ku ai do të ndeshet ndaj Nadal. Spanjolli është mbreti i fushave me dhe, por përveç kësaj ai ka dy ditë pushimi në dispozicion.

Tenisti austriak duhet të rikuperojë veten në kohë rekord për të qenë gati nesër. Kjo është finalja e dytë në një “Grand Slam” për të, ndërkohë që një fitore e mundshme e Nadal do të regjistronte trofeun e 12-të në Roland Garros për spanjollin nga Majorka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *