Bicaj: Jemi brenda objektivave, për titullin duhet oreks

Mbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj ka folur për “RTSH Sport”, ku ka prekur fazën përgatitore, ndeshjet miqësore, objektivat e skuadrës si dhe çështjen titull. Në fjalën e tij, mbrojtësi u shpreh:

“Kemi thuajse 10 ditë që kemi filluar, por që faza përgatitore shërben që të kemi karburantin e duhur për pjesën tjetër të kampionatit. E rëndësishme është që nuk kemi pasur dëmtime. Për vetë faktin se ekipi ka shumë lojtarë në përbërje, konkurrenca është e fortë. Janë 22 lojtarë 1që luftojnë për të qenë titullarë dhe kjo gjë bën që e gjithë skuadra të japë 100%.

“Të kënaqur do thosha deri diku, pasi mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi, duhet të jemi gati me datë 26 për sfidën kundër Flamurtarit. Duhet të vazhdojmë me rrugën që kemi bërë në dy fazat e para.

“Do të donim më shumë që Teuta të ishte e fazës së dytë, me rezultatet pozitive. Por sigurisht që kundërshtarët na shohin me sy tjetër dhe do të jetë shumë e vështirë, pasi do të jenë 120% të karikuar. Duhet të marrim ndeshjet një e nga një. Oreksi vjen duke ngrënë dhe titulli do të ishte diçka shumë e bukur. Por për momentin, jemi brenda objektivave që na ka vënë klubi. Jo vetëm Kupat e Evropës, por duhet të shohim edhe më lart”,- përfundoi mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online