Betis arrin marrëveshjen me PSG, huazohet mesfushori

0

Betis ka kryer një goditje në momentet e fundit të merkatos duke përforcuar repartin e mesfushës. Spanjollët kanë arritur akordin me PSG për transferimin e Xhovani Lo Çelsos. 22-vjeçari do të huazohet një vit në Sevilja me Betis që ka të drejtën e blerjes së tij në vitin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Lo Çelso ka lindur në Argjentinë, por është me origjinë italiane. Ai luan në qendër të mesfushës dhe Betis po kërkonte prej kohësh një lojtar në këtë pozicion.

Mbasi nuk arritën marrëveshjen me Rafinjën e Barcelonës, drejtuesit e klubit andaluzian kanë gjetur akordin me francezët e PSG duke afruar Lo Çelson në ekip. Lojtari ndodhet në Spanjë dhe është gati për të nisur aventurën e re me Betis, që sivjet merr pjesë në grupet e Ligës së Europës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.