Beteja e heshtur e “Selman Stërmasit”, rreshtimet dhe arbitrat

Sytë janë nga Partizani-Kukësi. Sot, ora 18:00, të dyja ekipet përballen mes tyre dhe për verilindorët humbja është e papranueshme. Te Partizani bëjnë edhe llogari, por një fitore do të kishte shumë vlera ndaj një ekipi rival direkt për titullin.

Trajnerët Skënder Gega e Armando Cungu do të jenë ata që do të dëgjohen më së shumti, pasi ndeshja luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të boshatisur. Sa i takon formacioneve, dilemat janë të pakta. Asani mungon për Partizanin dhe me shumë mundësi Mala do të luajë në krah të sulmit.

Te Kukësi Dzaria është i pezulluar, kurse Shafik i dëmtuar. Ky i fundit mungon prej javësh, kurse vendin e gjeorgjianit pritet ta zërë Donjet Shkodra. Me interes janë edhe arbitrat e ndeshjes, teksa kryesor është Enea Jorgji. Ka edhe emra si Eldorian Hamiti e Blerim Ziri që do të jenë gjyqtarë linje dhe do ndihmojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kategoria Superiore – Java 16
E premte, më 14 dhjetor 2018, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-KUKËSI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Bardhi, Mensah, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Kukësi: Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Maliki, Shkodra, Limaj, Uilliam, Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi, Nertil Bregasi. Gjyqtarë linje: Eldorjan Hamiti, Blerim Ziri

Delegat: Marjus Sulejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online