Skënderbeu reagoi pas humbjes me Teutën, sikurse edhe Luftëtari që u mund nga Kukësi. Gjirokastritët, me Mezanin në stol, po paraqiten mirë dhe tashmë e kanë lënë vendin e fundit në klasifikim.
Gjithsesi ata e dinë se kanë punë për të bërë që të dalin përfundimisht nga kriza. Për ndeshjen me Skënderbeun u kthehet edhe kapiteni Ramadani dhe tashmë janë gati të sfidojnë Skënderbeun. Shehi nuk ka kapitenin Radas.
Kaba Sambou i gatshëm merr vendin e kroatit në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që parashikohet që në mesfushë të luajë edhe Lulaj. Demte, i ftuar në kombëtaren etiopiane, mbetet jashtë.
Ky takim është edhe një sfidë trajnerësh, me Shehin dhe Mezanin që nuk kanë shumë eksperiencë në trajnim. Gjithsesi vlonjati ka treguar cilësitë e tij në Vlorë sa herë i është kërkuar, por edhe vjet te Laçi. Durrsaku në anën tjetër nisjen e ka të mirë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E diel, më 7 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Skënderbeu
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapo, Rapa, Ramadani, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Nuri Rrapaj, Rejdi Zajimi, Klodian Shahini
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Ilirjan Kristo