VIDEO | Nurmagomedov është bishë, MkGregor dorëzohet dhe ka sherr më pas

Khabib Nurmagomedov ka triumfuar ndaj Konor MkGregor. Një kapje në raundin e katërt e detyroi irlandezin, ndërkohë që më pas u panë skena të turpshme. Përleshje brenda dhe jashtë kafazit, aq sa për arsye sigurie Nurmagomedovit nuk iu dha medalje para publikut.

https://www.facebook.com/727768724239436/videos/vb.727768724239436/294217947846600/?type=2&theater

Për arsye sigurie u vendos që luftëtari rus të linte arenën e luftimit. Edhe pse këmbënguli që t’i jepej rripi aty, policia i shpjegoi se nuk mund ta bënte diçka të tillë, pasi turma ishte e tërbuar.

Khabib duke u larguar në shoqërinë e policisë dhe forcave të sigurisë (Photograph: Harry How/Getty)

Nurmagomedov u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg nëse kish bërë diçka gabim gjersa u bind dhe më pas së bashku me forcat e sigurisë dhe Policinë la kafazin.

Fituesi u shpall pa dy luftëtarët e UFC aty, me rusin që regjistroi fitoren e 27-të dhe fitoi titullin. Me aftësitë e tij në mundje i rezistoi grushteve të MkGregor, i cili rikthehej të luftonte pas dy vitesh. Për irlandezin kjo ishte humbja e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online