Beshiraj në Qipro, hap i madh për “ish”-in e Tiranës

Ankohemi se tregu ynë nuk ofron mundësi, por ka klube të huaja që i hedhin sytë nga moshat në vendin tonë. Eslit Sala dhe Ildi Gruda i janë bashkuar maltezëve të Valetës. Të dy kanë shkëlqyer me AAS dhe Vllazninë dhe tani po provojnë eksperiencën e re.

Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Arbër Mehmetllari kanë kaluar nga Shkëndija e Tiranës te Lokomotiva e Zagrebit që u ka ofruar kontrata afatgjata. Dy të parët më pas janë huazuar te Laçi momentalisht dhe qendërmbrojtësi me paraqitjet e tij në Superiore ka fituar edhe një vend te Shqipëria U21.

Tashmë një tjetër lojtar lë vendin tonë dhe do të luajë në Qipro. Është Mario Beshiraj, produkt i Tiranës, i cili është transferuar në Qipro. Futbollisiti 20-vjeçar, i cili luan në sulm, do të jetë pjesë e e Ermis FC Aradipou.

Beshiraj ka qenë një nga më të spikaturit me moshat e bardhebluve, ndërkohë që ka luajtur edhe me ekipin B. Para dy vitesh u zhvendos në Itali për të provuar fatin e tij dhe tashmë do të kërkojnë të bindë në Qipro, e pse jo më pas të bëjë edhe ndonjë hap tjetër përpara në karrierë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online