Zhoao Mario është jashtë planeve të trajnerit Spaleti dhe mesfushori portugez është në kërkim të ndonjë ekipi. Nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Milano, por edhe nëse kjo gjë ndodh, do të jetë shumë e vështirë për të që të luajë.
Një sinjal ka ardhur nga kampionati turk i futbollit. Beshiktashi është i interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit. Drejtuesit turq kanë përfshirë në ketë tratativë dhe mbrojtësin Pepe.
Të dy lojtarët janë pjesë e Portugalisë dhe Pepe mund të arrijë t’i mbushë mendjen Zhoao Marios për të pranuar ofertën e Beshiktashit dhe për t’u transferuar në Stamboll.