Ofertë nga klubi spanjoll, Galiani pranë rikthimit në futboll?

Adriano Galiani, ish-administratori i deleguar i Milanit, është pranë rikthimit në një klub. Krahu i djathtë i Berluskonit ka një ofertë nga Spanja dhe Ibiza Calcio, ekip i kategorisë së tretë spanjolle, i ka afruar postin e presidentit të nderit.

Galiani i dha fund aventurës me kuqezinjtë në 13 prill të vitit 2017, kur klubi i “Djallit” kaloi në drejtimin e kinezëve. Eksperiencë fantastike për të me Milanin, ku fitoi 29 trofe gjatë 31 viteve që punoi me ekipin.

Spanjollët kanë afruar në ekip sulmuesin Marko Borrielo dhe po kërkojnë dhe shërbimet e Antonio Kasanos. Ky i fundit nuk ka marrë ende një vendim, sepse po kërkon të rikthehet në Serinë A, por nëse nuk ia del, ai mund të niset drejt Spanjës.

Klubi i Ibizës pret përgjigjen e Galianit dhe pritet me interes nëse ish-milanisti do të rikthehet në botën e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online