KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen çiftet dhe datat

Pak minuta më parë ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një postimi në sajtin e saj ka bërë publike skemën e Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht kalendarin e plotë deri në raundin  gjysmëfinaleve ku do të hidhet shorti më pas.

Vetëm Skënderbeu dhe Kukësi ende nuk e njohin rivalin  tyre, pasi skuadra kundërshtare duhet të kalojë një tur paraeliminator, që do të zhvillohet këtë fundjavë.

POSTIMI I PLOTË I FSHF-SË

Përcaktohet skema, datat dhe çiftet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019. Sektori i garave ka publikuar sot të gjitha turet përkatëse, deri në finale e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Takimet e turit të parë do të luhen në datat 12 dhe 26 shtator.  Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, sipas skemës përkatëse. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen respektivisht në datat 24.04.2019 dhe 08.05.2019. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datë 30.05.2019. Më poshtë do të gjeni të plotë e të detajuar skemën përkatëse.

 

Turi Paraeliminator   (Data 02.09.2018)

Grupi A                                      Grupi B

A1 (Veleçiku-Klosi)                          B1 (Elbasani-Oriku)

 

Turi i Parë (1/16) Data 12.09.2018 dhe  26.09.2018

 

Grupi A                                 Grupi B

Fit. çifti A1-Skënderbeu (A1)           Fit. çifti B1-Kukësi (B1)

Vora-Luftëtari (A2)                     Naftëtari-Laçi (B2)

Tërbuni-Partizani (A3)                  Shkumbini-Flamurtari (B3)

Besa-Kamza (A4)                         Turbina-Teuta (B4)

Burreli-Vllaznia (A5)                   Shënkolli-Lushnja (B5)

Korabi-Kastrioti (A6)                   Iliria-Tirana (B6)

Dinamo-Egnatia (A7)                     Tomori-Bylis (B7)

Besëlidhja-Erzeni (A8)                  Pogradeci-Apolonia (B8)

 

Turi i Dytë Eliminator (1/8) Data 23.01.2019  dhe  06.02.2019

 

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas

skemës së mëposhtme:

Grupi A                                                    Grupi B

A8 – A1 (C1)                                         B8 – B1 (T1)

A7 – A2 (C2)                                         B7 – B2 (T2)

A6 – A3 (C3)                                         B6 – B3 (T3)

A5 – A4 (C4)                                         B5 – B4 (T4)

 

Turi i Tretë Eliminator (1/4) Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019

Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas

skemës së mëposhtme:

Grupi A                                            Grupi B

C4 – C1                                            T4 – T1

C3 – C2                                            T3 – T2

 

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale) Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë

tur.

 

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online