Besa e lëshoi kreun e grupit B në fund, por gara me Bylisin pritet të jetë e hapur deri në fund. Kavajasit për këtë po tentojnë të bëjnë edhe përforcime të rëndësishme dhe sot janë zyrtarizuar edhe lëvizjet e para.
Efijong Ejoh është afrimi i parë për skuadrën e drejtuar nga Gentian Begeja. Sot nigeriani ka qenë në Kavajë dhe ka nënshkruar kontratën me verdhezinjtë. Futbollisti 22-vjeçar, autor i gjashtë golave me Turbinën, pritet të zbresë në fushë me ekipin e ri në ditët e para të janarit.
Në të shkruarën Ejoh ka qenë pjesë e Dinamos, klubi i parë shqiptar për të. Më pas për gjashtë muaj ishte pjesë e Laçit në Superiore. Prej janarit të shkuar iu bashkua Turbinës, ku spikati dhe Besa u bind t’i ofronte një kontratë.
Veç Ejoh, një tjetër lojtarë me eksperiencë në të Parën dhe në Superiore ka nënshkruar me Besën. Bëhet fjalë për mesfushorin Sokol Mziu, i cili këtë sezon e nisi me Kastriotin. Në të shkuarën ai ëshët aktivizuar edhe me Kukësin, Tërbunin, Mamurrasin e Korabin.