Akordi është arritur, Rabiot do të transferohet në Spanjë

Adrien Rabiot po kalon ditët e fundit si lojtar i PSG. Mesfushori francez ka arritur akordin me Barcelonën dhe transferimi i tij do të bëhet në janar. Sipas raportimeve të “Sport”, 23-vjeçari do të udhëtojë drejt Katalunjës në ditën e parë të vitit të ri dhe do të firmosë kontratën e re.

Aktualja me PSG skadon në verë, ndërsa Rabiot nuk pranoi të rinovonte kontratën, pavarësisht insistimit të kampionëve të Francës. Klubi francez u dorëzua duke pranuar vendimin e lojtarit dhe nuk e grumbulloi atë në ndeshjet e fundit.

Barcelona i ka ofruar një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa po kaq do të përfitojë dhe e ëma e lojtarit në formë komisioni, e cila është dhe menaxherja e mesfushorit. Rabiot do të jetë një katalanas që nga 1 janari. Vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u përcaktuar në marrëveshjen mes klubeve, ndërsa Rabiot është një përforcim me shumë vlera për ekipin e Valverdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online