Bernardeski: Çmenduri nëse pezullohet Ronaldo! Ju tregoj ëndrrën time

Federiko Bernardeski ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 3 – 0 të Juventusit ndaj Atletiko Madrid. Trajneri Masimiliano Alegri uli në stol Paolo Dibalën dhe i besoi italianit që ia ktheu mbrapsht me paraqitjen fantastike.

Lojtari, i cili tani është i grumbulluar me përfaqësuesen e Italisë, foli në lidhje me situatën të Juventusi dhe objektivat që ka me kombëtaren axurre.

FESTIMI I RONALDOS – “Nuk mendoj se duhet të ketë një dënim. S’është diçka që meriton shumë vëmendje, një pezullim për atë gjë do ishte çmenduri. Ishte thjesht një festim. Ronaldo është i qetë ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”.

“Shkruam një pjesë të historisë së Juventusit. U ndjeva shumë i vlerësuar që trajneri vendosi të luaja unë në atë ndeshje. U mundova të jepja gjithçka në fushë”.

HUMBJA ME XHENOAN –“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë, por vinim pas një ndeshje që na kishte lodhur shumë si në aspketin fizik, por edhe atë mendor”

ITALIA DHE POZICIONI – “Mendoj se jam i aftë të luaj si mesfushor qendre, gjithsesi vendos trajneri, çështja e pozicioni tështë diçka dytësorë. Më pëlqen fakti që jam i aftë ta ndihmoj kombëtaren në disa pozicione. Shpresoj që të bëhem një lider i ekipit, kjo është ëndrra dhe objektivi im”, tha Bernardeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online