Lajmet e merkatos janë të ndryshme dhe nga më të çuditshmet. Maks Alegri e mbylli me Juventusin pas 5 viteve në Torino, ndërsa e ardhmja e tij është enigmë. Një ditë flitet për interesimin e Mançester Junajtid e një tjetër për atë të Monzës.
Klubi i Serie C ka përfunduar në duart e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit. Dyshja e famshme që dërgoi Milanin në majën e botës kanë një projekt shumë ambicioz me Monzën.
Rreth këtij lajmi ka folur vetë presidenti në një prononcim për Telelombardia, duke shtuar misterin rreth mundësisë së kësaj lëvizje befasuese.
“Nuk varet nga unë, por nuk përjashtoj asgjë. Me këtë rast i dërgoj urimet më të mira Alegrit për suksesin e jashtëzakonshëm që arriti me Juventusin”, komenton shkurt Silvio Berluskoni.