Etrit Berisha foli pas ndeshjes ndaj Turqisë, ku u shfaq dukshëm i mërzitur për humbjen. Gardiani ynë foli për sfidën si dhe për shishet e tifozëve të hedhura në fushë.
“Është e vështirë të thuhet, mirëpo menduam që e përgatitëm lojën mirë. Këto gabime, fatkeqësisht na ndëshkojnë shumë. Pas atij golit të dytë, gjithçka ishte e mbyllur.”
SHISHET NË FUSHË – “Fatkeqsisht, kemi lloj-lloj tifozi që vjen këtu. Nuk besoj se ai personi e ka përfaqësuar tifozerinë kuqezi. Nuk ishte një ndjenjë e mirë, pasi arbitri na tha që të heqim të gjitha shishet që ishin aty. Dëgjoja nga shikues që nuk duhen hequr, pastaj ndodhi ajo që ndodhi.
“Iu kërkua Xhakës dhe Abrashit të merrnin topin më lart, pasi ata vinin afër mbrojtësave dhe Turqia na bënte presion. Ashtu e pësuam dhe golin. Mirëpo, mendoj që dhe golin e dytë e pësuam shumë shpejt dhe nuk na dha mundësi për të zhvilluar lojën tonë.”
“Të them të drejtën, dhe sot nuk kemi bërë një ndeshje të keqe. Episodet na kanë ndëshkuar shumë. Një fitore me Andorrën do e rrisë moralin te skuadra. Kemi dhe shumë ndeshje dhe nëse do të fitojmë kundër Islandës ose Turqisë, aty mendoj se do të jetë një shans i mirë për ne që të luajmë të gjitha kartat”, tha Berisha.