Bekam: Solskjaer trajneri i duhur për Junajtid, tifozët e admirojnë

Ish-futbollisti anglez, Dejvid Bekam ishte i pranishëm në Bahrein, aty ku u zhvillua sot gara e Formula 1. Bekam nuk mundi t’i shpëtonte kamerave dhe mikrofonëve të mediave të ndryshme. Ish-lojtari i Mançester Junajtid foli më shumë për zyrtarizimin e Solskjaer në krye të “Djajve të Kuq” edhe në sezonin e ardhshëm, gjë për të cilën Bekam u shpreh:

“Lajm i mrekullueshëm, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe e meritonte një kontratë të re. Ai admirohet nga fansat dhe nga lojtarët e Junajtid. Ka bërë një punë fantastike deri më tani dhe shpresoj të vazhdojë me këto ritme. Fakti që Solskjaer do të jetë trajner i Junajtid, është diçka shumë e mirë për tifozët e vërtetë dhe për vetë klubin”, tha Bekam.

Beckham dhe Solskjaer kur luanin per Manchester United

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online