Befasia e radhës nga Kukësi, largohet një tjetër legjendë

Rraman Hallaçi nuk është i vetmi që e mbyll me Kukësin, pasi mësohet se ka edhe një lëvizje tjetër që mbetet vetëm të bëhet zyrtare. Ylli Shameti është ai që nuk do të jetë pjesë e Kukësit në vazhdim. Burime të SportEkspres.com bëjnë me dije se vetë presidenti Safet Gjici i ka komunikuar qendërmbrojtësit mbylljen e bashkëpunimit.

Shameti gjatë këtyre viteve ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së Kukësit dhe jo më kot është graduar edhe kapiten. Pjesa e dytë e këtij sezoni ka qenë e pafat për gjirokastritin, i cili është dëmtuar disa herë.

Shpesh ka ndodhur prej faktit që i është dashur të jetë në fushë, për shkak të mungesave të mëdha në ekip. Këto sakrifica e kanë penalizuar Shametin, i cili në fakt që në fillim të kampionatit ka pasur një problem në gju dhe pa u rikuperuar plotësisht ka luajtur.

SHIFRAT E SHAMETIT – Qendërmbrojtësi ka fituar gjithçka me fanellën e Kukësit, Kupë, kampionat dhe Superkupë. Shameti është pjesë e sukseseve të verilindorëve në kupat e Europës. Pas gjashtë sezonesh ai e mbyll me Kukësin, në moshën 34-vjeçare.

Në Superiore ai numëron plot 143  ndeshje, ndërkohë që Kupë ka zbritur 27 herë në fushën e blertë. Shameti ka luajtur edhe 16 takime në kupat e Europës. Qendërmbrojtësi në çdo sezon tijin me Kukësin ka arritur të shënojë dhe në llogarinë e tij janë plot 9 gola në gjashtë sezonet në Superiore me verilindorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *