Partizani ka njoftuar përmes një postimi një faqen zyrtare se Lorenc Trashi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin e kuq. Mesfushori, i cili aktivizohet dhe si mbrojtës shihet si një lojtar me të ardhme dhe drejtuesit e “demave” i kanë ofruar një kontratë të re që e mban të lidhur deri në fund të edicionit të ardhshëm me kryeqytetasit.
Trashi është cilësuar shpesh si një prej lojtarëve më të dalluar në Kategorinë Superiore, i cili është përfolur dhe si një alternativë me potencial për të qenë pjesë e dhe e Kombëtares. Siç bëhet me dije dhe në postimin e Partizanit, rinovimi ka ardhur si rrjedhojë e vullnetit të dyanshëm.
POSTIMI I PLOTË I PARTIZANIT – “Titullari 26 vjeçar, i kuq deri në 2020. Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në 2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani. Trashi pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanellën e kuqe , konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub-Lojtar”.