Kovaç: Na duhet dhe pak fat, na ka munguar finalizimi

Ndryshe nga edicionet e shkuara, Bajern Mynih këtë edicion ka vuajtur në Bundesliga dhe e sheh veten në vendin e gjashtë. Kampionët e Gjermanisë kanë 4 ndeshje pa fitore dhe kjo situatë ka çuar në aludimet se tekniku Niko Kovaç mund të largohet. Jo vetëm kaq por thuhet se edhe pasuesi i tij është gjetur dhe Arsen Venger mund të nisë një aventurë të re.

Numri një i stolit të skuadrës nga Myniu këmbëngul se gjithçka është nën kontroll dhe në konferencën për shtyp ka theksuar se nuk ka aspak një situatë të keqe, por përkundrazi gjërat po shkojnë mirë edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ata që priteshin.

“Është e vërtetë që ne na kanë munguar rezultatet. Nuk i kem i shfrytëzuar rastet që kemi krijuar. Duhet thënë se kemi krijuar po aq raste sa në vitet e shkuara, por me ndryshimin këtë edicion që nuk kemi shënuar. Kemi bërë mirë, por topi nuk ka dashur të shkojë në rrjetë. Nuk do të diskutojmë asgjë, do të kthehemi në rrugën e mbarë. Na duhet dhe pak fat, pasi është pjesë e lojës. Gjendja është e mirë dhe ne duhet të jemi pozitiv. Në jetë ka dhe dështime sikurse ka dhe suksese, por mund t’u jap garanci se jemi përgatitur mjaft mirë dhe të gjithë janë gati për të dhënë më të mirën e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online