Bazeli fundoset në Qipro, Karabaku i Agollit eliminon moldavët

Në Zvicër të gjithë besonin se Bazeli do të kualifikohej pa problem për në fazën e grupeve të Europa League. Por, fitorja me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë ndaj qipriotëve të Apollon Limasol, nuk u vlejti aspak zviceranëve. Skuadrës nga Qipro i mjaftoi vetëm një gol për të eliminuar Bazelin. Mesfushori i kombëtares sonë Taulant Xhaka e pa gjithë takimin nga stoli i rezervave.

Si spektator qëndroi dhe Ansi Agolli, por të paktën ekipi i tij arriti të përmbyste humbjen 1-0 në Moldavi duke çuar tri topa në rrjetën Sherif Tiraspolit. Kampionët e Azerbaixhanit kishin si synim grupet e Champions-it, por të paktën siguruan një biletë për në Europa League.

 

Festa e lojtarëve të Apollon Limasolit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *