Bazeli 2.5 milionë euro për Ajetin, klubi i tij refuzon

0

Mund të vinte te Shqipëria, ku luan edhe vëllai i vetë Arlind Ajeti, por Albian Ajeti ka vendosur të vazhdojë me Zvicrën, ku në fakt nuk ka debutuar ende, duke u ndalur te 21-vjeçarët, ku nuk ka luajtur asnjë ndeshje kualifikuese nga minuta e parë.

Megjithatë, 20-vjeçari shkëlqeu te Sant Galleni sezonin e fundit, me 10 gola në 29 ndeshje, duke bërë që klubi i tij të vendoste ta blinte përfundimisht për rreth 1 milion euro nga Augbsurgu, që e kishte blerë për të njëjtën shifër nga Bzeli në janar 2016.

Tani Ajeti mund të bëjë një rrugëtim pas, sepsepikërisht Bazeli i ka ofruar 2.5 milionë euro Sant Gallenit, për të blerë një ndër sulmuesit më të talentuar dhe premtues në Zvicër. Këtë verë Bazeli ka blerë holandezin Van Volfsvinkel, por ky i fundit nuk mjafton, pas largimit të Jankos dhe shitjes në horizont të Dumbiasë, ndaj Ajeti do të ishte një përforcim perfekt edhe për të ardhmen.

Megjithatë, nuk ka mbaruar ndoshta, sepse Bazeli është ende në kërkim të një sulmuesi dhe nëse nuk ia del mbanë të gjejë lojtarin që dëshiron, mund të rritë ofertën për Sant Gallenin, që për një vit do të regjistronte një fitim të shkëlqyer me Ajetin, nëse e shet mbi 3 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.