UEFA publikon listën e Skënderbeut, asnjë surprizë

Me shumë vonesë, UEFA ka publikuar edhe listën e Skënderbeut për ndeshjen e së enjtes kundër San Zhulias së Andorrës, në Korçë (ora 20.00).

Korçarët kanë regjistruar 25 lojtarë, me disa të rinj që janë në listën B. Asnjë surprizë, janë gjithë afrimet e verës: Dajsinani në portë, Bruno Dita e Afrim Taku në mesfushë, Donjet Shkodra e Goran Vujoviç në sulm, sepse Shkodra është regjistruar si sulmues.

Nëse do të ketë ndonjë afrim në javët e ardhshme, mund të regjistrohet për turin e dytë në Europa League, duke menduar se Skënderbeu është favorit i madh për kualifikim ndaj San Zhulias modeste.

LISTA

Portierë: Shehi, Teqja, Dajsinani

Mbrojtës: Mici, Lulaj, Jashanica, Radash, Osmani, Vangjeli

Mesfushorë: Nimaga, Gavazaj, Lilaj, Taku, Abazi, Dita, Latifi, Mara, Gripshi, Osmanllari

Sulmues: Shkodra, Plaku, Vujoviç, Reza Karimi, Xhejms Adeniji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online