Kalimi i Idriz Bathës te Tirana padyshim ishte një ndër afrimet më të përfolura të kësaj merkatoje në vendin tonë, me mesfushorin që në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit.
Edhe pse ka firmosur dhe është prezantuar prej disa ditësh, Batha ende nuk kishte reaguar në rrjetet sociale. Ditën e sotme, mesfushori bardheblu ka postuar për herë të parë me fanellën e Tiranës, ku edhe ka shkruar se mezi pret që të nisë aventurën e tij të re.
Miqtë e mi, gjej rastin t’ju informoj të gjithëve që këtë vit do të jem pjesë e ekipit të Tiranës , 1 aventurë qe mezi pres qe ta filloj ? por dua të falenderoj cdo njeri në qytetin e Vlorës, sepse pavarsisht problemeve qe kalova aty, kurrë skam për t’u penduar që zgjodha Vlorën, sepse njoha shokë te mrekullueshëm dhe kush më njeh e di që për mua shokët janë më të rëndësishëm se paratë , faleminderit tifozëve vlonjat që më mbështetën me zemer , faleminderit drejtuesve te klubit , faleminderit të gjithëve.. pooor sfida ime më e madhe fillon tani , me zotin para kam besim tek vetja dhe tek klubi që zgjodha për të shkuar në majën e futbollit shqiptar . Respekte te gjithëve. I.B