Tre shqiptarë kanë luajtur në takimin midis Aris dhe Panathinakos. Dy mesfushorët e kombëtares Migjen Basha dhe Ergys Kaçe u vunë përballë njëri-tjetrit që nga minuta e parë, ndërsa Mërgim Mavraj u fut si zëvendësues gjatë pjesës së dytë.
Ndeshja përfundoi në barazim, 1- 1, rezultat ky që i shkon në më përshtat skuadrës kryeqytetase që barazoi shifrat në minutat e kohës shtesë edhe pse me 10 lojtarë.
Rei Manaj luajti vetëm 12 minuta në fitoren e Albasetes ndaj kryesuesve të Alkorkon. Sulmuesi lushnjar nuk ka qenë pjesë e skuadrës në dy grumbullimet e fundit dhe rikthimi në formacionin titulluar nuk do të jetë aspak e lehtë për të.