Bartomeu: Nuk prodhojmë më talente, faji i Çavit, Injestës dhe Mesit

Gjatë turneut në Amerikën e Veriut, presidenti i Barcelonës Hozep Maria Bartomeu lëshoi një deklaratë interesante si reagim për deklaratën e Çavi Hernandez. Ish-futbollisti legjendar tha se Barcelona ka një problem të madh tani: nuk po çon më të rinj nga moshat tek ekipi i parë.

Bartomeu reagoi me një batutë që në fakt është kompliment për gjenitë e futbollit katalanas: “Problemi që përmend Çavi e ka shkakun te Çavi, Injesta, Mesi e të tjerë si ata. Është e vështirë të jesh futbollist duke pasur përballë emra si Mesi, Injesta, Çavi, Buskets, Pike. Është tepër e vështirë të luash në një ekip me këta yje dhe t’u zësh vendin. Pas Mesit ndoshta do të dalin talente, por tani askush nuk ka shans të dalë nga të rinjtë dhe t’ia marrë vendin. Çavi thotë që nuk ka talente, por ai e ka fajin, ishte tepër i zoti, iknin të gjithë të rinjtë se e dinin që nuk ia merrnin dot vendin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online