Nikolo Barela është një lojtar i Interit dhe Antonio Konte mund të buzëqeshë. Talenti i Kaljarit i ka kushtuar plot 45 milionë euro klubit zikaltër.
22-vjeçari do të vijë në formë huazimi me të drejtë blerje nga Interi. 12 milionë euro do të t’i paguhen klubit sard për huazimin, 25 milionë të tjera në fund të sezonit dhe 8 milionë në formë bonusesh, për një total prej 45 milionë eurosh.
Mesfushori ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Milano. “Jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e tij të para, ndërkohë që gjatë mëngjesit të sotëm ka kryer edhe vizitat mjekësore. Tani pritet vetëm prezantimi zyrtar, ndërsa Interi i gëzohet këtij përforcimi cilësor.