Barela firmos kontratë të re, Interi ka vetëm një “shteg”

Ardhja e Nikolo Barelas në Milano sa vjen e bëhet më e vështirë. Lojtari ka shprehur dëshirën të transferohet te Interi, nëse drejtuesit zikaltër duhet të kënaqin dëshirat e klubit të tij të lindjes. Kaljari nga ana e tyre i dinë vlerat e paçmueshme të lojtarit që kanë në pronësi dhe kanë për qëllim të fitojnë sa më shumë prej tij.
Presidenti i Kaljarit, Tomaso Xhuliani po bën gati një kontratë të re me Barelan. Në këtë marrëveshje, mesfushori do të ketë një rrogë të dyfishuar dhe ç’është më e rëndësishmja, klauzola e largimit të 22-vjeçarit do të jetë 50 milionë euro.

Kjo ide bëhet perfekte duke i shtuar faktin se lojtari është dakort me propozimin e presidentit të klubit që e rriti. Interi nuk ka shkuar më shumë se 40 milionë, të ndara me 36 milionë në dorë dhe 4tv tjera si bonuse. Kaljari nuk negocion me një propozim nën 50 milionë. Çështja Barela vështirësihet çdo ditë e më shumë për Marotën.

Nikolo Barela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *